Durrës, Albania
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Tipo de universidad: universidades
Estatus: públicas
Contacto:
L.1, Rruga e Currilave, Durrës
Tel: 00355 52 239161
Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, datë 20.12.2005 "Për hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës".
Për herë të parë universiteti hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007 ku në bankat e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi. Sot në vitin e pestë të jetës, Universiteti "Aleksandër Moisiu ka rreth 7000 studentë.
Me hapjen e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Qeveria Shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri në vend, por hapjen e një institucioni ndryshe, i cili do të sillte eksperiencat më të mira akademike perëndimore. Filozofia e punës është "studenti në qendër të vëmendjes", që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet një stafi dinamik të zgjedhur dhe të përkushtuar, një ambjenti të kompjuterizuar që mundëson kontakte të vazhdueshme me botën akademike perëndimore dhe nëpërmjet veprimtarive të larmishme ekstrakurrikulare.