Tirana, Albania
Albanian University
Tipo de universidad: universidades
Estatus: privadas
Contacto:
Blv. Zogu I, Tirane
Tel. +355 42 271602
Albanian University është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë! Liçensuar në Prill të vitit 2004, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ai i hapi dyert në vitin akademik 2004-2005, me kursin e parë të studimeve në Degën e Stomatologjisë, me rreth njëqind studentë. Që në vitin e parë të krijimit të tij, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor, e finalizuar me Konferencën e Parë Stomatologjike Ufo Dental, e cila hapi siparin e një tradite tashmë
të konsoliduar.
Një vit më vonë, ky institucion ofroi diploma universitare dhe në degët: Farmaci, Arkitekturë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike. Gjatë këtij viti akademik (2005-2006) ndoqën studimet universitare 600 studentë. Programe bashkëkohore studimi, staf me një formim shumë të gjatë si akademik dhe profesional, kushte infrastrukturore moderne dhe cilësore janë disa nga elementët mbi të cilët u zhvillua Universiteti. Në këtë vit akademik përfundoi dhe përkthimi i plotë i kolanës së literaturës Stomatologjike të marra nga Universiteti Tuft's i Bostonit, kolanë e cila u botua nga Shtëpia Botuese UFO Press, botime këto që u pasuan me një numër shumë të madh librash në të gjitha fushat e studimit.