Tetovo, Macedonia
Universiteti Shtetëror i Tetovës
Tipo de universidad: universidades
Estatus: públicas
Contacto:
Rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë,
Republika e Maqedonisë
Tel. +389 44 356 500
Universiteti Shtetëror i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit,.
"Universiteti Shtetëror i Tetovës ka histori të shkurt por një të kaluar shumë të gjatë".
Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
Nga ky këndvështrim veprimtarinë, zhvillimin e USHT-ës mund ta ndajmë në dy periudha:
-Periudha: 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.
Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e USHT-së.
Së këndejmi USHT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoni për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. USHT-ja është anëtar i Konferencës së Universiteteve evropiane.
Sot USHT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore.
Procesi mësimor shkencor.
Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.
Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i përkushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse kjo komponentë është akoma larg synimeve të USHT-ës në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime, realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve të Erasmus, DAD-it, Tempus-it etj për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet Evropiane kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje
Për sa i përket Kartës së Bolonjës, USHT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, USHT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.
Se diplomat e fituara në USHT janë kompatabile me diplomat e universiteteve perëndimore e vërtetojnë studentët e shumtë të cilët pas diplomimit punësohen ose studimet e tyre pasuniversitare i vazhdojnë në universitetet tjera jashtë vendit.